Raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Të rinjtë po dalin në rrugë për arsimin, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder u ka bërë thirrje palëve të ndalin menjëherë përshkallëzimin e situatës, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pavarësisht se nga kush ushtrohet. Reagimi i Andreas Schieder Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre. Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe...
Burimi:
gijotina.com