Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis dy vendeve, tha një burim pranë qeverisë indiane për AFP-në. Një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan herët në mbrëmjen e së shtunës në Srinagar, qyteti më i madh në Kashmirin Indian, dhe për pasojë energjia elektrike u ndërpre. Kryeministri i Kashmirit Indian, Omar Abdullah, konfirmoi incidentin, duke thënë “Çfarë dreqin ndodhi me armëpushimin? Shpërthimet dëgjohen në të gjithë Srinagarin”, shkroi ai në një postim në platformën X. Asnjë nga vendet nuk ka komentuar zyrtarisht mbi raportet. Ndërprerjet e qëllimshme...
Burimi: Opinion.al