Raportimet për helmimin e fëmijëve në kopsht, reagon kujdesi shëndetësor në Gramsh

Raportimet për helmimin e fëmijëve në kopsht, reagon kujdesi shëndetësor në Gramsh

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, ka reaguar në lidhje me raportimet se gjatë kësaj jave mbi 70 fëmijë të një kopshti shtetëror kanë kërkuar ndihmë në spital pasi kanë shfaqur shenja helmimi me salmonelë nga ushqimi. Sipas autoriteteve, 1 fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi. Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj...
Burimi: Javanews.al