Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare për 11 Majin: PS përdori administratën në fushatë, pati presion mbi votuesit
Është zbardhur raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjedhjet parlamentare të cilat u zhvilluan më 11 Maj. Raporti do të prezantohet të hënën përpara Parlamentit Evropian. Sipas gjetjeve të raportit, zgjedhjet parlamentare u mbajtën në një mjedis politik të polarizuar. Raporti vë në dukje shfrytëzimin e adminsitratës nga Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale, si edhe presionin mbi votuesit. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për zyrtarët në detyrë. Kishte gjithashtu akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Për më...