Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës
Publikimi më i fundit i të dhënave statistikore “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2026” zbulon dinamikat e reja demografike, sociale dhe ekonomike në vend, duke theksuar pabarazitë dhe arritjet gjinore në sektorë të ndryshëm. Të dhënat konfirmojnë një tkurrje të përgjithshme të popullsisë, të shoqëruar me një dominim të grave në arsimin e lartë dhe në fushën e mësimdhënies, ndonëse tregu i punës vazhdon të reflektojë sfida në punësim dhe përfaqësim ekonomik. Tkurrje e popullsisë dhe sfidat demografike Në fund të vitit 2025, popullsia banuese në Shqipëri numëronte 2.335.930 banorë, me një shumicë të lehtë të grave (50,6%) krahasuar me burrat (49,4%). Raporti thekson se popullsia ka pësuar rënie në të dyja gjinitë, me 1,3% për burrat dhe 1,0% për gratë krahasuar me vitin pararendës....
Burimi:
javanews.al