Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Raportet SHBA-Izrael dhe harta e re diplomatike në Lindjen e Mesme
👁12503
Asgjë nuk e përshkruan më mirë izolimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, sesa imazhi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke i shtrënguar duart me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, një person që vlerësohet nga Izraeli si “terrorist i Al-Kaedës i veshur me kostum”. “Ai ka potencial. Ai është burrështetas i vërtetë”, ka thënë Trumpi për al-Sharaan, pas takimit me të, javën që shkoj në Riad të Arabisë Saudite, që u bë i mundur nga homologu i tij saudit, me të cilin presidenti amerikan nënshkroi disa marrëveshje në armatim, biznes dhe në teknologji. Turneu...