“Ramës i ka humbur mendja”, Berisha nga Vora: Kërkon t’u hedhë hi syve, fyen djemtë dhe baballarët

“Ramës i ka humbur mendja”, Berisha nga Vora: Kërkon t’u hedhë hi syve, fyen djemtë dhe baballarët

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e Vorës. Ai u shpreh se kryeministri kërkon të mashtrojë qytetarët dhe veçanërisht gratë dhe vajzat gjatë takimeve në qytetet e vendit. Berisha: Ju e keni parë. Edi Rama kalon nga sheshi në shesh me shtërngicë. Domethënë, merr rrogëtarët e shtetit me detyrim dhe i u në karrige të dëgjojnë kllounadën e tij, të dëgjojnë banalitetet e tij.Dhe ju siguroj ju, nuk është as klloun, dhe nuk e bën as nga budallëku atë shou, atë paraqitje. Ai ka një hall të madh. Ai përpiqet të maskojë, të mbulojë. Së pari, të mos japë asnjë llogari para jush për të gjitha dështime 12 vjeçare. Ai nuk vjen dot t’u thotë ju, po...