“Rame Lahaj & Friends”: Një Natë Gala për të kuruar shpirtin në zemër të Prishtinës

“Rame Lahaj & Friends”: Një Natë Gala për të kuruar shpirtin në zemër të Prishtinës

Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj International Opera Festival” (RLIOF) po mbyllet me një natë gala madhështore, sot, më 2 gusht, në sheshin qendror të Prishtinës. “Rame Lahaj & Friends”, një mbrëmje muzikore e konceptuar si kulmi i gjithë festivalit, sjell një përjetim unik nën qiellin e hapur, ku muzika operistike takohet me emocionin kolektiv të një publiku të etur për art të vërtetë. Krah tenorit Rame Lahaj, do të ngjiten në skenë sopranoja e famshme gjeorgjiane Nino Machaidze, një yll i skenave si La Scala dhe Metropolitan Opera, si dhe bas-baritoni italian Dario Russo, i...