Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama viziton mjediset e reja të spitalit bashkiak në Mirditë: Qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri
👁9831
Një tjetër infrastrukturë e rilindur spitalore në vend është Spitali bashkiak i Mirditës. Bashkë me maternitetin e integruar brenda tij, janë një qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e reja të Spitalit, urgjenca e të cilit pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e kombit. ”Këtu jemi në spitalin bashkiak të Mirditës, i cili si infrastrukturë shëndetësore ka një pozicion shumë të rëndësishëm sepse përveç bashkisë së Mirditës i shërben edhe të gjithë qarkut. Spitali i Mirditës pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti. Me fondet e rindërtimit u...