Rama vizitë surprizë në Bashkinë e Vlorës/ Qyteti bregdetar blindohet nga policia, ja çfarë pritet të ndodhë

Rama vizitë surprizë në Bashkinë e Vlorës/ Qyteti bregdetar blindohet nga policia, ja çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës sot rreth orës 10:00, ku forca të shumta policie janë vendosur pranë godinës së bashkisë për sigurinë e eventit. Derisa arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë nuk është bërë ende publike, kjo lëvizje vjen pak ditë pas festës së 34-vjetorit të Partisë Socialiste, ku Rama u filmua duke kritikuar kryetarin e Bashkisë Vlorë për menaxhimin e zjarrit në fushën e mbetjeve. Do të jetë interesante të shihet nëse gjatë vizitës do të ketë deklarata apo njoftime të reja lidhur me situatën në këtë qytet.
Burimi: Sot.com.al