Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë që forca të shumta policie janë pranë godinës së bashkisë. Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë. Kujtojmë që ditë më parë, në festën e 34-vjetorit të PS-së, ai u filmua në kamera teksa po kritikonte kryetarin e kësaj bashkie për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë.
Burimi: Javanews.al