Rama vendos afatin për BE-në: Negociatat mbyllen në 2027
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të mbyllë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027. Gjatë një interviste me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama foli për sfidat e integrimit europian, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe pritshmëritë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. I pyetur për zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet me Kosovën, Rama u shpreh se nuk pret ndryshime në qëndrimin e Beogradit. Sipas tij, udhëheqja serbe nuk po jep sinjale hapjeje për çështjen e Kosovës, ndërsa theksoi se Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj në raport me Bashkimin Europian, përfshirë qëndrimin ndaj Rusisë. Rama nënvizoi se Serbia mbetet një vend i rëndësishëm për rajonin,...
Burimi:
ntv.al