Rama synon zgjerimin e shahut në shkolla: Fëmijët kanë nevojë për ushtrime të mendjes

Rama synon zgjerimin e shahut në shkolla: Fëmijët kanë nevojë për ushtrime të mendjes

edi rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se shahu do të marrë më shumë mbështetje në shkollat shqiptare përmes një buxheti të veçantë që synon zgjerimin e kësaj disipline në sa më shumë institucione arsimore. Gjatë një takimi me shahistë në Federatën Shqiptare të Shahut, Rama e cilësoi lojën si një ushtrim të shëndetshëm për zhvillimin e mendjes, veçanërisht në kushtet e ekspozimit të fëmijëve ndaj rrjeteve sociale. “Shahu në shkolla, për fëmijët, është sot më i rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Për faktin se është një ushtrim shumë i shëndetshëm i mendjes, në kushtet kur mendja e fëmijëve tanë është e kërcënuar nga një furi e tërë të dhënash që hyjnë përmes celularëve, rrjeteve sociale, përmes një bote të re, që për...