Rama shkon në Vlorë, takim të papritur në bashki

Rama shkon në Vlorë, takim të papritur në bashki

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në Vlorë, kur iu drejtua ambienteve të bashkisë. Ende nuk dihet qëllimi i këtij takimi në bashki. Rama shoqërohej nga ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, si dhe kryetari i bashkisë, Ermal Dredha. Në këtë takim pritet të jenë të pranishëm, përveç stafit të bashkisë, edhe deputetët e qarkut të Vlorës.
Burimi: Kohajone.com