Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama shkon në Romë, pritet nga Meloni
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë të Italisë, për të marrë pjesë në konferencën e rimëkëmbjes së Ukrainës. Në mbërritje, Rama është pritur nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa mes tyre ka pasur edhe një bisedë miqësore, që u shoqërua me përqafime, puthje dhe të qeshura. Dy kryeministrat shtrënguan edhe duart para mediave të pranishme. Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për...