Rama, Shalsi dhe Harito në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Kryemadhi
Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme, ku ka bërë të ditura kërkesat e saj drejtuar trupit gjykues për çështjen në të cilën është e pandehur. Kryemadhi tha se ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre kryeministrin Edi Rama, ish-ministren e Inovacionit Milena Harito, deputetin Eduard Shalsi dhe Namik Koplikun. Sipas saj, dëshmitë e tyre lidhen me procedurat dhe vendimmarrjet që janë pjesë e çështjes nën shqyrtim. Ajo përmendi gjithashtu Esmeralda Shkjau, të cilën e identifikoi si propozuese të një amendamenti që, sipas saj, organi i akuzës ia atribuon asaj. Kryemadhi kërkoi edhe thirrjen e personave që kanë qenë pjesë e grupit të Ministrisë së Industrisë në atë periudhë. Një tjetër çështje e ngritur prej saj ishte...
Burimi:
ntv.al