Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja, kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit
👁10734
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje. Rama shprehet se gjimnazi do të ketë klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit. “Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjes”, shkruan Rama.