Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama publikon pamjet e ndërtimit të gjimnazit të ri në Laknas: Nga shtatori do të mirëpresë 600 nxënës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas. “Dhe me punën për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, i cili duke filluar nga shtatori do të mirëpresë 600 nxënës, me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive, duke iu shtuar zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.