Rama publikon pamje nga terreni: Vijon çmontimi i pengesave në hapësirat publike

Rama publikon pamje nga terreni: Vijon çmontimi i pengesave në hapësirat publike

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se procesi për largimin e bllokimeve në ambiente të përbashkëta po ecën përpara. “Çarja e bllokadave vazhdon”, shkruan Rama në postim, duke ritheksuar qëndrimin e tij për një qasje pa kompromis ndaj atyre që shkelin ligjin dhe uzurpojnë hapësira të destinuara për qytetarët.