Rama premton testimin e administratës nga lart-poshtë: Të rriten në karrierë sipas meritës
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se një nga problemet kryesore të administratës publike mbetet mungesa e lidhjes mes performancës në punë, vlerësimit profesional dhe avancimit në karrierë. Gjatë prezantimit të reformës “Shkalla e Meritës”, ai tha se shumica dërrmuese e nëpunësve civilë mendojnë se angazhimi apo mungesa e tij nuk ndikon në vlerësimin dhe rritjen e tyre profesionale. “Ajo që mbetet shumë serioze, më shumë se në të tjerat, është se shumica dërrmuese e nëpunësve, e njerëzve të administratës, thonë se nëse punon apo nuk punon, kjo duket sikur nuk ka rëndësi për sa kohë që vlerësohesh dhe rritesh në karrierë. Dhe më keq akoma, ajo që e bën edhe më negativ këtë vlerësim, është fakti që nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata...
Burimi:
ntv.al