Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama premton investim madhor për ujësjellësin në Sarandë: Do të ketë furnizim cilësor gjatë gjithë vitit
👁12797
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit përmbyllës elektoral në Sarandë, njoftoi një investim të ri strategjik për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin bregdetar. Ai theksoi se ndërhyrja do të synojë garantimin e ujit 24 orë në ditë, me cilësi të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur fluksi i vizitorëve rrit ndjeshëm nevojat e qytetit. “Edhe pse janë bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën e ujit, rritja e madhe e numrit të turistëve gjatë verës ka sjellë një presion shtesë mbi sistemin. Ky është një tregues i zhvillimit, por edhe një sfidë që duhet adresuar urgjentisht,” tha Rama....