Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston videon nga gjiret mbresëlënëse të Karaburunit
👁8133
Gadishulli i Karaburunit është një destinacion turistik me bukuri unike dhe mjaft tërheqës në vijën bregdetare shqiptare, ndërsa për turistët është kthyer në një atraksion absolut për t’u zbuluar jo vetëm gjatë sezonit veror, por në çdo periudhë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një grupi turistësh që eksplorojnë këtë perlë të rivierës shqiptare, ndërsa e ka etiketuar si “gjiret mbresëlënëse të Karaburunit”. Karaburuni ka një mori gjiresh detare, nga ai i Anglezit, te gjiri i Dafinës, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut që janë vetëm disa prej bukurive natyrore që ofron bregdeti jonian.