Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston video nga Zogaj: Fshat artizanësh, një atraksion turistik i Shkodrës
👁13290
Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, është i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër, por edhe për punën në tezgjah, ku artizanët nuk e kanë harruar traditën duke punuar çdo gjë me dorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga ky fshat i Shkodrës, i cili po vizitohet nga turistë të shumtë. Kreu i qeverisë thekson se fshati Zogaj është një prej gjashtë fshatrave të Shqipërisë që aplikojnë për programin “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, duke prezantuar identitetin, jetën, ngjyrat dhe përvojat e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale. Postimi...