Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston video nga kanionet e Moglicës: Një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një video të mrekullueshme nga Kanionet e Moglicës. Për të këto kanione janë një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit. Në juglindje të Shqipërisë, në rrethin e Maliqit, gjendet një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të këtij rajoni: Kanionet e Moglicës. Ky vend unik është një thesar i fshehur me pasuri natyrore dhe ekologjike të zonës së Maliqit dhe përbën një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës. Kanionet e Moglicës janë formuar nga rrjedha e lumit Moglicë, një degë e vogël, por e fuqishme që kalon nëpër male dhe shkëmbinj...