Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston foton magjike nga Laguna e Karavastasë
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vitet e fundit është kthyer edhe në një destinacion të turizmit të vrojtimit të shpendëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotografinë e realizuar nga Leonard Dauti, i cili u prezantua në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”. “‘Wanderlust in Albania 2’ sjell foton ‘Lagunës së Karavastasë’, e realizuar nga Leonard Dauti. Fotografia pjesëmarrëse në kategorinë ‘Peizazhe’ në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video Reels ‘Wanderlust in Albania 2’, pasqyron natyrën e mrekullueshme të lagunës, duke ftuar të gjithë në një udhëtim eksplorues në një nga zonat më të bukura natyrore të Shqipërisë....