Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston foton e mbrëmjes: Ata ishin 5 dhe Korça ishte kuqezi
👁10337
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje takimin elektoral përmbyllës për qarkun e Korçës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi ku shfaqet me pesë artistë dhe instrumentistë korçarë, teksa e shoqëron me diçiturën ”Ata ishin 5” dhe Korça ishte kuqezi”, duke iu referuar numrit 5 që mban Partia Socialiste në fletën e votimit. Më herët ai tha se më 11 maj duhet një fuqi më e madhe vendimmarrëse, që të mos ulet koka në Bruksel si të pafuqishëm për të gjitha angazhimet që janë marrë në atë arenë.