‘Rama po kopjon keq programin ekonomik të PD-së’, Teliti: Premtimet e tij për pensionet, të parealizueshme

‘Rama po kopjon keq programin ekonomik të PD-së’, Teliti: Premtimet e tij për pensionet, të parealizueshme

Në një intervistë televizive me gazetarin Bled Marku, eksperti i ekonomisë së Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka komentuar programin ekonomik të PD-së dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kopjim të ideve të opozitës, pasi më parë kishte tentuar t’i denigronte ato. “Ky angazhimi ynë për vendosjen e minimumit jetik dhe për rritjen e pensioneve të paktën 20 për qind, brenda 100 ditëve të para, nuk e kemi thënë sot, por që para një viti,” deklaroi Teliti. Sipas tij, kjo ishte një nismë konkrete e PD-së që u kundërshtua me forcë nga mazhoranca, përpara se të kopjohej nga vetë kryeministri....
Burimi: Sot.com.al