Rama përplaset me gazetaren në Bruksel: Doni të nxirrni titull për “motrën time” në Romë
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, duke deklaruar se ajo do të vijojë të jetë në fuqi deri në vitin 2030, me mundësinë e zgjatjes edhe më tej. Në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, gjatë samitit “Euronews Enlargement Summit”, Rama foli gjithashtu për të ardhmen e marrëveshjes pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për idenë e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pyetur se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen pas vitit 2030, kryeministri shmangu një përgjigje konkrete për periudhën pas këtij afati, duke deklaruar se ajo do të mbetet në fuqi deri në vitin 2030 dhe mund të vazhdojë edhe më gjatë, për sa kohë në krye të qeverisë italiane të jetë Giorgia...
Burimi:
ntv.al