Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rama, përmbytjet dhe flakët e plehrave, tre dimensionet e Vlorës së plaçkitur nga ai!
Nga Petrit Vasili Faktet dhe realiteti janë vërtet të pamëshirshme me demagogjinë dhe propagandën e trashë të Ramës. Plehrat e Vlorës janë në flakë në kulmin e sezonit turistik, të atij sezoni që edhe kështu është mjaft i shkurtër. Tymi ka mbuluar Vlorën dhe kjo ndodh çdo vit në korrik dhe në gusht. Rama me bujërdhi e sokëllima urdhëroi dorëheqje drejtoresh të Bashkisë së Vlorës dhe një tufë patronazhistësh u larguan sepse medemek nuk kishin punuar mirë. Rama vuri diagnozën dhe gjeti edhe ilaçin e Vlorës, që është një qytet i pushtuar nga një rrëmujë e vërtetë. Por sapo fryma e re e ndryshimit erdhi, Vlora u përmbyt sërish për faqe të zezë me gjysmë ore shi. Sapo fryma e re e ndryshimit erdhi, plehrat...