Rama për projektin nga Jared Kushner: Duam ta realizojmë si një model zhvillimi në harmoni me natyrën
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin e lidhur me Jared Kushner, duke e cilësuar atë si një nismë që synon të sjellë një model të ri investimi dhe zhvillimi në harmoni me natyrën. I pyetur nga gazetari i medias ukrainase “The Kyiv Independent” gjatë konferencës ndërqeveritare me BE në Luksemburg, për shqetësimet që lidhen me projektin dhe ndikimin e zhvillimeve politike në Shqipëri, Rama deklaroi se nisma nuk duhet parë vetëm përmes emrit të investitorit. “Nuk e di çfarë nënkuptoni me projektin e Jared Kushner, por po ju them atë çfarë është përmendur gjerësisht si projekt i Jared Kushner, është në fakt një projekt që përfshin shumë më tepër sesa një emër”, u shpreh kryeministri. – Përshëndetje nga “Kiev Indipendent’’. Kam dy pyetje për kryeministrin....
Burimi:
kohajone.com