Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Kryeministri Edi Rama ka dërguar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, para Kryeministrisë për të përcjellë ftesën e qeverisë për dialog me studentët dhe qytetarët që prej ditësh protestojnë në Tiranë. Por prania e saj nuk është pritur mirë nga protestuesit. “Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të përcjell kërkesën e tyre. Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mirëseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa. “Jep llogari përse policia dhunon studentët pa asnjë identifikim, pastaj kërko dialog”, u shpreh një nga protestuesit kundrejt drejtoreshës së agjencisë për Media dhe Informim, e cila është larguar, e shoqëruar me brohoritje dhe fishkëllima nga studentet dhe pedagogët.
Burimi:
gijotina.com