No Image Available

Rama njofton krijimin e Ministrisë së Administratës Publike, ja kush pritet ta drejtojë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, një institucion i ri që synon të zgjerojë përgjegjësitë për modernizimin e administratës shtetërore dhe përmirësimin e funksionimit të saj. Gjatë fjalës së tij, Rama argumentoi se administrata publike është kthyer në një nga çështjet qendrore të punës së qeverisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. “Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri. Sipas tij, ministria e re do të ketë për qëllim zgjerimin e fushave të përgjegjësisë dhe objektivave...