Rama nga Vlora: PBB brenda një dekade u rrit 2,5 herë, në 2030-n synojmë të arrijë 35 miliardë euro

Rama nga Vlora: PBB brenda një dekade u rrit 2,5 herë, në 2030-n synojmë të arrijë 35 miliardë euro

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se “niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto sot është 2,5 herë më i lartë në vetëm një dekadë. Ambicia, por edhe projeksioni ynë për 2030-n është 35 miliardë euro”. Në një bashkëbisedim sot me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës, Rama tha se “në këtë fazë të fundit të rrugës drejt 11 majit thashë të filloj nga Vlora me një prezantim faktesh pa shumë komente apo opinione, thjesht faktesh, duke nisur nga një pasqyrë e përgjithshme e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”. Rama tha se “krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria...
Burimi: Kohajone.com