Rama nga Miçigan fton shqiptarët: Dëgjova që do bënin protestë, dua t’ju kem përballë
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, ndryshimet në shoqërinë shqiptare dhe debatin publik, duke përdorur simbolikën e flamingos që këtë verë u bë pjesë e protestave në Tiranë. Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në Miçigan, Rama solli në vëmendje rastin e një flamingoje të identifikuar disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara, duke e lidhur më pas këtë simbol me zhvillimet e fundit në Shqipëri. “Para pak ditësh po lexoja që jo shumë larg nga këtu ku jemi sot, dy apo tre vjet më parë, disa gjuetarë patash vunë re për herë të parë një flamingo. Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në Amerikë e certifikoi zyrtarisht praninë e këtij shpendi dhe e cilësoi një prani jashtëzakonisht të rrallë. Por siç e...
Burimi:
ntv.al