Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama nga Burreli: Rikonceptojmë bonusin e bebes! Nga 2026, pagesa mujore sipas numrit të fëmijëve
👁7628
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Burrelit, ku foli për paketat sociale, fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit. Rama tha se programi i bonusit të bebes do të rikonceptohet duke filluar nga viti 2026, ku në vend të ndihmës financiare me çek, do të ketë pagesa mujore, 2, 3 dhe 5-vjeçare në bazë të numrit të fëmijëve. “Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale, dhe nënat e tyre. Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga 2026, dhe në vend të ndihmës financiare me çek, ecim me skemë tjetër...