Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Rama: Nëse PS nuk thyen rekord në Vlorë në 11 maj, turpi i të gjithë atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me gra e vajza të qarkut të Vlorës. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se të gjithë prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre pasaportën evropiane. “U them të gjithëve atyre që kanë një votë, u them prindërve, u them nënave dhe baballarëve të gjithë fëmijëve shqiptarë, të fëmijëve të vegjël: nëse doni që t’u jepni fëmijëve tuaj një gjë që prindërit tanë nuk na e dhanë dot, një gjë që prindërit nuk ua dhanë dot prindërve tanë dhe kështu me radhë, keni mundësinë ta bëni duke iu dhënë pasaportën evropiane. Dhe ajo pasaportë vjen si rezultat i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe anëtarësimi Shqipërisë në BE është e vetmja...