Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët
Në adresimin e sotëm në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shtim të dhunës ndaj protestuesve, ato që ai i quajti “grup i zjarrit”, ndërsa shtoi se forcat RENEA do të vijojnë të jenë përballë qytetarëve. Ndërkohë, në bulevardin përpara Kryeministrisë kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët e trotuareve. Ndërhyrja vjen pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Heqja e gurëve nga bulevardi ndryshon kushtet në terren, pasi ata janë përdorur gjatë përplasjeve me policinë. Megjithatë, ndërhyrja ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si do të menaxhohen protesta e sotme.
Burimi:
gijotina.com