Rama në Manastir, zbulohet pllaka përkujtimore e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Rama në Manastir, zbulohet pllaka përkujtimore e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir, me rastin e 100-vjetorit të hapjes së saj. Në ceremoni përshëndeti Konsulli i Nderit, Imer Selmani, i cili vlerësoi rëndësinë historike të Manastirit si qytet i alfabetit shqip, i Rilindjes Kombëtare dhe i diplomacisë shqiptare. Selmani theksoi se kjo pllakë përkujtimore përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe diplomatike, duke nënvizuar nevojën për ruajtjen dhe përcjelljen e saj te brezat e ardhshëm. “Ju falënderoj që keni vizituar Manastirin, si fole e Rilindjes sonë Kombëtare, e Abetares dhe e diplomacisë. Ndaj, shfrytëzoj rastin e sotëm për t’ju përshëndetur në emrin tim dhe në emër...