Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve: Të bëhemi partnerë dhe të trajtojmë problematikat e kësaj bote të re
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dhe start up-eve mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë2030 në Bashkimin Europian. Në fokus të këtij takimi ishin nxitja e sipërmarrjes së re, përshtatja me transformimin digjital, si dhe nevoja për krijimin e instrumenteve të reja financiare që mbështesin sektorin privat. Kryeministri theksoi rëndësinë e krijimit të një sinergjie mes qeverisë dhe inovatorëve të rinj, duke vlerësuar kapitalin njerëzor si çelës për zhvillimin e vendit. Edi Rama: Nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi,...