Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama nderon presidentin e EBA: Erdhët si një anëtar i familjes që nuk i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u prit nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes. Fjala e Kryeministrit Edi Rama: Zoti President, Të dashur miq, vëllezër dhe të ftuar, Është një nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë, për herë të dytë brenda një periudhe kaq të shkurtër dhe, megjithëse nuk do...