Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan: Gati shkolla moderne për rreth 650 nxënës

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan: Gati shkolla moderne për rreth 650 nxënës

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, ku shprehet se ‘ai ka rilindur dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve”. Kjo shkollë thekson Rama është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe do t’i shërbejë jo vetëm arsimit, por të gjithë komunitetit. “Mirëmëngjes dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm procesit mësimor por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet ai. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv