Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama ndan pamje nga fluturimi i flamingove në lagunën e Karavastasë: Shqipëria e bukur
👁12110
Në lagunën e Karavastasë flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre. Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga fluturimi i flamingove në Divjakë. ”Fluturimi i flamingove në lagunën e Karavastasë, Divjakë. Video është realizuar nga Arben Llapashtica nga Kosova, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2””, shkruan Rama. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me...