Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës
Dyfishimi i hapësirave publike në plazhet e Durrësit ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës. “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, u shpreh kryeministri krahas videos. Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Durrësin. Durrësi ka një vijë bregdetare mjaft të gjatë...