
Rama ndan fotot nga takimi me emigrantët në Athinë: Bashkë për Shqipërinë 2030 në BE
👁9634
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga takimi që mbajti pasditen e së dielës me emigrantët në Athinë. Ai shprehet i bindur se nga Greqia, PS do të marrë një buqetë duarsh me numrin 5 më 11 Maj. “FotoALBUMI nga Athina BASHKË PËR SHQIPËRINË 2030 NË BE Nëse tërë këto vite ma kanë mprehur sa duhet ndjeshmërinë e sallave, nga Greqia do të na vijë një buqetë shumë e bukur duarsh që thonë 5 më 11 maj”, shkruan kryeministri. Gjatë takimit në Athinë kryeministri iu kërkoi shqiptarëve që jetojnë atje që të shkojnë përtej dallimeve partiake më 11 Maj...
Burimi:
Kohajone.com