Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama ndan foto nga plazhi i Zvërnecit: Shqipëria e bukur
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga plazhi i Zvërnecit në Vlorë. Zvërneci është një nga destinacionet natyrore që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me bukuritë e tij unike. Pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës, turistë të shumtë zgjedhin të kalojnë në çdo stinë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës. Përveç bukurisë natyrore që Zvërneci ka, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri.