Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama merr urime edhe nga Presheva: Fitorja juaj, shpresë për shqiptarët e Luginës
👁6406
Pas një vale urimesh nga liderë europianë dhe botërorë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, një përshëndetje e veçantë ka ardhur edhe nga Lugina e Preshevës.Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve të Luginës për lidershipin e tij.Në një letër urimi, Sinani vlerëson fitoren e Ramës si “dëshmi e besimit të qytetarëve të Shqipërisë në udhëheqjen vizionare dhe reformuese” të kryeministrit, duke e cilësuar këtë sukses si frymëzues edhe për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë. “Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë...