Rama me gratë në Elbasan, thirrje këngëtares: Ne të tallavasë jemi, ata dëgjojnë Betovenin me Vrenozin në krye

Rama me gratë në Elbasan, thirrje këngëtares: Ne të tallavasë jemi, ata dëgjojnë Betovenin me Vrenozin në krye

Kryesore Politikë E Enjte, 24 Prill 2025 19:02 Kreu i PS-së, Edi Rama ka vijuar këtë pasdite takimet me gratë dhe vajzat në Elbasan. Ndryshe nga takimet e kaluara, Rama i ka kërkuar këngëtares Englantina Toska që hapi takimin, që të këndojë sërish. Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në. ”Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë Betovenin me Vrenozin në krye”,-tha Rama.  
Burimi: Kohajone.com