Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, çfarë pritet të ndodhë
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë paraditen e të hënës një takim nga ku do të njihet me problematikat e gjetura në qytetin e Tiranës. Sipas burimeve të TCH ky takim i të njëjtit format si në dy javët e shkruara është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës. Deputetët aktualë dhe ata të rinj së bashku me drejtorët e bashkisë do të raportojnë problematikat e mbledhura në terren pasi u ndanë në grupe siç edhe kërkoi kryeministrin Rama në mbledhjen e dy javëve më parë.