Rama mbledh ministrat, analizë e thelluar e punës së kabinetit

Rama mbledh ministrat, analizë e thelluar e punës së kabinetit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në një takim të veçantë pune, të tipit “retreat”, që po zhvillohet në periferi të Tiranës. Mbledhja nuk do të jetë e hapur për mediat dhe ka në fokus vlerësimin e performancës së çdo ministrie, ku ministrat do të paraqesin raportet për punën e deritanishme. Në këtë takim po analizohen arritjet, sfidat dhe objektivat e përmbushura, ndërsa pritet të përcaktohen prioritetet për muajt në vijim. Ky format synon të forcojë efikasitetin e qeverisjes dhe të garantojë një koordinim më të mirë mes dikastereve.