Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes, një program i qeverisë shqiptare që ka nisur në janar të vitit 2019 dhe synon të mbështesë familjet e reja në momentin e lindjes së fëmijës. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se skema e bonusit parashikon mbështetje financiare prej 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë. “MIRËMËNGJES dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit...